Në zonën e Ksamilit, kanë filluar shembjet e ndërtesave, teksa një ditë më parë u shembën 4 subjekte, bar kafe dhe territor i shfrytëzuar për plazh. Sot efektivë të shumtë të uniformave blu së bashku me IKMT dhe Renean kanë mbërritur në Ksamil ku dhe ka vijuar aksioni i shembjeve.
E para që u shemb ishte një shtesë në banesë,ndërsa aksioni do të vijojë në orët më pas edhe gjatë vijës bregdetare. Banorët të cilët janë dhe pronarët e këtyre objekteve,pohojnë se urdhri është për ndërtimet e reja e jo për ato që janë dhjetra vjeçare.
Sipas tyre nuk ka asnjë njoftim për shembjet të cilat do të vijojnë përgjatë gjithë kësaj jave deri në pastrimin e gjithë zonës. Në total ishin rreth 30 objekte për tu shembur në gjithë Ksamilin,ku një pjesë e tyre janë ditën e nesërme në plan për tu shembur.
Një nga banorët e zonës i pyetur nga gazetarët e Fax News, përkatësisht banor i lagjes numër 1 ksamil Ilajet Zogaj tha se këto objekte janë mënyrë për të mbuluar të gjitha ato ndërtime që janë bere kohët e fudnit ne kohë zgjedhjesh.
“Kryeministri ka thënë që të thyhen ato objekte që janë ndertur sot, janë të freskët. Në pronën tonë janë kollonat dhe ato janë bërë që në vitin 2004 ,i kemi të gjitha dokumentet dhe mund ti tregojmë. Nuk na ka njoftuar njeri fare para se të vijnë për ta prishur, ndërkohe që sot janë bërë ndërtime me rast të zgedhjeve dhe këta për të mbuluar ato prishin atë objekt”.
Në pamjet e siguruara nga gazetarët të shembjes së objekteve nga IKMT dhe Renea banorët shihen të revoltuar duke i quajtur te korruptuar dhe që për këto banesa ato kanë shkuar edhe te IKMT në Tiranë dhe janë të rregullt me dokumentet.