Humanizmi këto ditë ndaj njerëzve të prekur nga tërmeti ka qenë si asnjë herë tjetër I shfaqur në forma të ndryshme nga njerëz të ndryshëm, me ose pa të ardhura të mjaftueshme për të siguruar mbase edhe jetën e tyre.
Një rast i tillë tepër i veçantë vjen nga kjo e moshuar që shihni në videon e mëposhtme, ku ka treguar edhe çfarë ka orfruar për njerëzit në nevojë, si dhe ka një mesazh tepër të fortë dhe prekës për shoqërinë shqiptare.
“Kam bërë gati 2 batanije, 4 palë xhinse, nja 2 bluza, një shall dimri dhe një mbulesë. Vetë i bëra gati, kush ti bëjë tjetër, nuk kam tjetër me vete kam kapelën dhe veten time. Një pension me 170 mijë, Zoti ju dhashtë dorën se janë punët e tij. Por njerëzit nuk janë njerëz, se nuk duan njëri-tjetrin por duan pasurinë. Asgjë nuk marrim me vete. Atje të jemi të pastërr tek ai, se ajo jetë është më e rëndë” thotë e moshuara.
(F.GJ/FAXWEB.AL)