Një zjarr i madh ka shpërthyer në një nënstacion elektrik në Londrën perëndimore,konkretisht në Aberdeen Place.
Rreth 100 zjarrfikës me 15 automjete po punojnë në vendngjarje. Sipas mediave britanike, flakët janë përhapur edhe në një ndërtesë fqinje.
Nuk dihen arsyet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin. Kjo vjen një muaj pasi Heathrow u mbyll pas një zjarri në një nënstacion elektrik aty pranë.