Flakët, të cilat nuk dihet ende nga se janë shkaktuar kanë shkrumbuar pothuajse të gjitha orenditë një klase në Shkollën 9-vjeçare “Kostandin Peto” të Fermës së Çlirimit në Fier.
Ngjarja është klonstatuar nga një fëmijë që ka njoftuar një baorë aty afër i cili edhe ka thirrur instancat ndërkohë që bashkë me sanitaren e shkollës kanë hapur dyert dhe kanë nisur shuarjen e flakëve me kova derisa kanë mbërritur zjarrëfikësit.
Gazetarja e Fax News, Fatmira BAjrami raporton se forcat zjarrfikëse të Fierit, kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve, duke shmangur përhapjen e tyre edhe nsë mjediset e tjera të shkollës.
Këta të fundit mësohet se janë njoftuar nga banorë të zonës, të cilët kanë parë tymin të dalë nga mjediset e shkollës. Një banor, ka treguar se ka mbërritur i pari dhe ka fikur zjarrin me kova.
Tashmë ka nisur puna për gjetjen e shkaqeve që kanë çuar në përhapjen e flakëve në mjediset e shkollës, në një kohë që kjo e fundit prej javësh nuk funksionon.
(F.GJ/FAXWEB.AL)