Gjeli i detit duket se do të vijojë të jetë “mbreti i tryezave” të shqiptarëve në natën e ndërrimit të viteve edhe këtë vit.
Kërkesa ka patur plot edhe pse çmimet këtë vit kanë ndryshuar. Në Cakran të Fierit zonë e njohur për mbarështimin e gjelit të detit, ky shpend shitet me 10 mijë lekë për kilogramë, ndërsa pula e detit me shumë gjasa me e pëlqyera për natën festive, kushton 12 mijë lekë për kilogramë.
Fermerët pohojnë se pavarësisht se kostot për rritjen e tyre janë të larta dhe çmimi po ashtu, një pjesë të mirë të shpendëve i kanë të porositur teksa shpresojnë që me ardhjen e emigranteve të shiten të gjithë.
Të rrisësh pula deti do shumë punë pohojnë mbarështuesit e tyre dhe nuk është faji ynë që kushton kaq shumë teksa theksojnë se konsumatori nuk është tërhequr gjithsesi.
Discussion about this post