Tre vetë u vranë në kryeqytetin e Zimbabve Harare, pasi trupat hapën zjarr ndaj mbështetësve të opozitës që shkaktuan trazira, thonë policia.
Qeveria thotë se ushtria u vendos në Harare qendrore për të ndihmuar policinë të rivendoste rendin.
Aleanca e opozitës MDC dënoi aktin, duke thënë se kjo ishte një kujtesë për “ditët e errëta” të sundimit të Robert Mugabe.
OPozita pretendon se partia qeverisëse Zanu-PF ka manipuluar zgjedhjet e së hënës.
Rezultati presidencial ende nuk është shpallur. Megjithatë, Aleanca e MDC këmbëngul se kandidati i saj presidencial, Nelson Chamisa, fitoi zgjedhjet e së hënës.
Vëzhguesit e Bashkimit Evropian kanë shprehur shqetësim për kohën që po merret pqër të shpallur
Nga na tjetër qeveria ka bërë fajtore opozitën për trazirat.
Ministri i Drejtësisë Ziyambi Ziyambi tha se ushtria ishte vendosur në Harare për të shpërndarë një turmë të dhunshme dhe për të rivendosur “paqen dhe qetësinë”.
Ai shtoi: “Prania e ushtrisë nuk është për të trembur njerëzit, por për të siguruar që ligji dhe rendi të mbahen, janë atje për të ndihmuar policinë”.
(B.H/Faxweb)