Ka agravuar situata në KZAZ-në numër 16 në qytetin e Burrelit, ku si pasojë e konfrontimeve ka mbetur i plagosur vëllai i kryetarit të degës së Partisë Demokratike në këtë Rreth.
Ndërkohë siç shihet edhe nga pamjet, protestuesit kanë tentuar të futen brenda KZAZ-së por janë penguar nga Policia ndërkohë ata kanë qëlluar me sende të forta në drejtim të Forcave Speciale.
Forcat speciale kanë bllokuar hyrjen e KZAZ-së numër 16, ndërsa disa prej qytetarëve janë dërguar me urgjencë drejt spitalit pasi kanë marrë plagë si pasojë e përplasjeve.
Banorët kanë hyrë në ambientet e brendshme të KZAZ nga ambientet e mbrapshme të godinës, ndërsa në ndihmë të tyre janë edhe ish-deputetë të PD-së në këtë qark.
Ndërkohë në shumë prej bashkive të vendit është e njëjta panoramë. Në Kamëz, Pogradec, Kavajë, Bilisht apo Kukës janë shënuar sot një sërë përplasjes fizike.
(F.GJ/FAXWEB.AL)