Reshjet e dendura të shiut, që nga mbrëmja e djeshme, kanë shkaktuar probleme në shumë rrugë të Durrësit.
Rrjeti i kanalizimeve nuk e ka përballuar dot situatën dhe në zona të caktura kalimi ka qënë i pamundur si për kalimtarët, ashtu edhe për makinat.
Reshjet intensive në Durrës nisur që dje kanë vazhduar edhe në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Sipas IGJEUM, reshjet mesatare, 15 – 45 mm / 24 orë në këtë qark do të jenë edhe sot të pranishme me mundësi që të shfaqen fenomene hidrometeorologjike problematike.
Video e mëposhtme siguruar nga Faxweb.al e tregon më së miri situatën:
(E.K/FAXWEB.AL)