Një aksident mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.
Sipas informacioneve të para, thuhet se në aksident është përfshirë një makinë tip “benz” dhe një “Volkswagen”. Nga aksidenti gruaja që drejtonte makinën tip benz, mësohet se është në ngjendje më të rëndë, ndërsa në një video të siguruar shihet sesi kalimtarë të rastit i japin asaj ndihmën e parë.
Nga të njëjtat burime thuhet se dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në QSUT, ku po marrin trajtimin mjekësor, ndërsa ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti.
(B.B/ Faxweb.al)
Discussion about this post