Vizita e kryeministrit Rama po pritet me protesta në qytetin e Elbasanit, ku dhjetra qytetarë kanë bllokuar rrugën në Bradashesh.
Pavarësisht numrit të lartë të policëve, qytetarët duken të vendosur në qëndresën e tyre, ndërsa nuk kanë munguar as përplasjet fizike.
Së bashku me qytetarët në bllokimin e rrugës janë të pranishëm dhe ish-deputetë të PD-së si Luçiano Boçi dhe Edmond Spaho.
Gjatë një debati me ish-kreun e PD-së Aurel Bylykbashi, drejtori i policisë Elbasan Albert Nushi, u shpreh se të njëjtën gjë si ai, mbrojtjen e kryeminstrit, do të bënin edhe demokratët në rast se do të vinin në pushtet.
Pavarësisht protestasve të qytetarëve eskorta e kryeminsitri Rama ka mundur që të kalojë rrugën pa problem, ndërkohë që ai do të shfaqet në aktivitetin Bashkia që duam në orën 11:00, ku pritet që të konfirmojnë Gledian Llatjan si kandidat për zgjedhjet e 30 Qershorit.
Kujtojmë se PD ka vendosur që të organizojë protesta sa herë që kryeministri Rama ka takime në qytete të ndryshme, dhe njëherë në javë do të ketë bllokim dhe të akseve kombëtare.
Kundër Ramës protestuan dje dhe qytetarët në Shkodër dhe në Malësinë e Madhe, mirëpo kryeministri gjeti zgjidhjen duke u larguar me helikopter nga pika e Gjadrit
(E.K/FAXWEB.AL)