21:26 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Video/ Përplasje mes Voltana Ademit dhe Lleshajt në Shkodër, Ardi Veliu ia lë fjalinë gjysmë

10:46 | 01/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Video/ Përplasje mes Voltana Ademit dhe Lleshajt në Shkodër,  Ardi Veliu ia lë fjalinë gjysmë

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka qenë sot në Shkodër për të prezantuar prefektin e ri të këtij qyteti Valdrin Pjetri.

Mirëpo ky prezantim i bërë sot, ka sjellë dhe një përballje të ministrit me kryebashkiaken Voltana Ademi, e cila ka ngritur alarmin për gjendjen e krimit në Shkodër, ku vetëm në 8 muaj ka pasur 11 viktima në atentate, të tipit mafioz, dhe në përballje mes bandave.

Në një moment që Ademi po diskutonte me drejtorin e Policisë, Ardi Veliu, ku i fundit është larguar në mënyrë demonstrative nga takimi, ndërkohë që kryebashkiakia nuk e ka fshehur zhgënjimin për këtë gjest. Ndërkohë Veliu u shpreh se ai nuk ishte politikan, dhe refuzonte që të bënte një debat të tillë.

Ademi iu drejtua ministrit Lleshaj: Situata problem në Vlorë, Elbasan dhe kudo, por në Shkodër nuk pranohet shprehja të hanë kokat e veta. Ka rënie të turizmit mbyllje të biznesit dhe largim masiv të qytetarëve. Jam gati të bashkëpunoj pasi as policia se ben dot e vetme, ngjarjet mund të parandalohen. Unë flas me zemër dhe ofroj të gjithë bashkëpunimin tim ndaj Policisë së Shtetit, pasi mendoj se krimi nuk mund të luftohet vetëm.

Ndërkohë që ministri Lleshaj tha se situata e krimit është një problem i mbartur.

“Ato janë produkt i krimit të organizuar në vite, niveli i sigurisë është sfiduar disa hërë, krimi ka arritur që të lëshojë rrënj. Me gjithë goditjet e mëdha sërish ngelet një sfidë shumë e madhe, ftoj qytetarët që të bëhen palë dhe të gjithë së bashku të sfidojnë krimin.

Besoj qe me drejtorin e ri dhe perforcimet që do të vijnë do të arrijnë të godasin fort krimin”, është shprehur Lleshaj.

Pas vrasjes së dy vëllezërve Bilali në Shkodërtë shtunën që lamë pas, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj shkarkoi nga detyra drejtorin e Policisë Vehbi Bushati duke emëruar Niko Brahimaj.

Niko Brahimaj ka mbajtur poste të larta drejtuese në Policinë e Shtetit. Para se të merrte postin drejtor në Shkodër ishte drejtor për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. (Lexo ketu) 

(E.K/FAXWEB.AL)

 

Etiketa: ademiArdi Veliuniko brahimajsANDER lLESHAJVoltana Ademi
Pas

Vrasjet e fundit në burgjet greke, Aulon Kalaja: Të ngrihet ambasada, shqiptarët e kanë varrin të hapur

Para

Vlorë, ja çfarë u gjet brenda pakos që mbajti nën tension 5 orë qytetin bregdetar

Para
Tritol parukerisë në Vlorë 

Vlorë, ja çfarë u gjet brenda pakos që mbajti nën tension 5 orë qytetin bregdetar

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Prano armëpushimin, ose do të vijmë”: Paralajmërimi amerikan që detyroi Khamenein të tërhiqej

249-vjetori i Pavarësisë së SHBA, E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn: Jemi me fat të kemi Aleatë si Shqipëria!

Tel Avivi mohon përfshirjen në ndonjë plan për eliminimin e Khameneit

Bundestagu zgjat praninë e pjesëtarëve të KFOR-it gjerman në Kosovë

BE–NATO: Liderët evropianë kërkojnë koherencë të plotë në veprimet e Komisionit

Gjykata Speciale rrëzon kërkesën e mbrojtjes në rastin Thaçi dhe komandantëve të tjerë të UÇK-së

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në Ksamil, pranë një resorti

Kuvendi i Kosovës nën presion, Kushtetuesja kërkon konstituim brenda një muaji

Ekonomia shqiptare u rrit me 3.39%, sektorët që ndihmuan dhe ata që vuajtën

Video/ Aksident në Lezhë, 69-vjeçari humb kontrollin dhe përplas 4 automjete të parkuara

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.