Një vatër zjarri ka përfshirë një parcelë duke djegur disa rrënjë ullinj në fshatin Sheqishte të Patosit.
Si pasojë e përhapjes së shpejtë, flakët kanë përfshirë edhe fushën e plehrave që ndodhjet aty pranë.
“Fax News” raporton se fusha e mbetjeve të Patosit ngelet një ndër vendet më problematike për shkak të ndotjes të shkaktuara nga plehrat. Siç mund ta shihni në videon më poshtë ekziston rreziku i një zjarri masiv pasi pranë vatrës së zjarrit janë disa puse nafte.
Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit e Patosit dhe mjete të tjera të angazhuara të kompanisë “Bankers”.