Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti i ndodhur disa minuta më parë në aksin Elbasan-Librazhd nga i cili u plagosën 4 futbollisttë.
Mësohet se fotbollistët janë të ekipit të Sopotit dhe kanë qenë duke u ktheyr në shtëpi pas përfundimit të stërvitjes, ndërsa makina e tyre është përfshirë në një aksident.
Njëri nga futbollistët ka treguar për Fax News nga dhoma e Spitalit të Librazhdit ku po merr ndihmën mjekësore se, shkak ka qenë lagështira në rrugë.
Gjendja e tyre shëndetësore fatmirësisht nuk është e rëndë, ndërsa vijojnë të qëndrojnë nën kujdesin e stafit mjekësor në Liubrazhd.
Futbollistët e plagosur nga ky aksident janë:
Ermir Lojku
Klajdi Hoxha
Funel Kushta
Orgest Tocka.
Pasditën e sotme një tjetër aksident ka ndodhur në aksin Elbasan Librazhd ku një makinë ka dalë nga rruga duke përfunduar pothuajse në oborrin e një banese private.
Si pasojë e aksidentit, burime bëjnë me dije se janë plagosur 2 persona ndërsa momentalisht nuk dihet si paraqitet gjendja e tyre shëndetësore.
Reshjet e shiut kanë sjellë edhe problemin e parë në qarkullim pasi një mjet tip Audi bëhet me dije se teksa ka qenë duke lëvizur në drejtim të Librazhdit, në aksin nacional Elbasan- Librazhd ka përfunduar në kanal.
Mjeti ka dalë nga rruga konkretisht pranë urës së Lizës, ndërkohë që drejtuesi i mjetit mbeti i bllokuar për disa minuta në mjet. Por fatmirësisht ai është arritur të nxirret dhe mësohet se nuk ka pësuar lëndime të mëdha.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post