Pas protestës së dhunshme në Kukës, një tjetër protestë po zhvillohet në Ballsh, aty ku naftëtarët e uzinës, kanë nisur protestë për rrogat e prapambetura dhe statusin e naftëtarit.
Fax News raporton se naftëtarët kanë hyrë në uzinë, duke u përplasur me administratorin e firmës private dhe forcat e sigurisë.
Naftëtarët iu kanë bërë thirrje kolegëve të tjerë t’i bashkohen kauzës së tyre.
https://www.youtube.com/watch?v=KCFlRXKSrGw&feature=youtu.be
Ndërkohë që ata kanë vazhduar marshimin brenda në territorin e uzinës, kryetari i sindikatës, Kamber Iljazi, i ka bërë thirrje administratorit të nënshkruajë kontratë kolektive.
“I bëjmë thirrje administratorit të ri të nënshkruajmë kontratë kolektive bazuar në kodin e punës. Ose të gjithe në punë sipas ligjit, ose të mbyllet uzina,”-ka thënë Iljazi.
https://www.youtube.com/watch?v=k6eXOvN18Cw&feature=youtu.be
(F.G/Faxweb.al)