Pasditen e sotme po zhvillohet sfida e Superligës mes Vallznisë dhe Teutës në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, por ikja e dritave ka pezulluar për disa minuta zhvillimin e takimit.
Gazetarja e Fax News Emi Kalaja raporton se takimi i Superligës është ndërprerë për disa minuta ndërsa shkak është bërë ndërprerja e energjisë elektrike. Gjatë kohës kur stadiumin e kishte mbuluar errësiara, janëdëgjuar ashtu sikurse në Tiranë në inagurimin e “Air Albani Stadium” në sfidën ndaj Francës, thirrje “Rama Ik”.
Në momentin e ndërprerjes së energjisë sfida kishte nisur ndërsa arbitri është detyruar ti bie bilbilit deri në rikthimin e saj.
Thirrjet “Rama ik” janë përsëritur edhe në ndeshja e djeshme mes Skëndërbeut-Tiranës. Tifozët janë dëgjuar të bërtasin në kor “Rama ik” për disa çaste.
Por kjo nisi siç u tha më sipër në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Francës në “Air Albania Stadium”. Stadiumi i tejmbushur me tifozë si shkak edhe për ceremoninë e inagurimit por edhe se përballemi me kampionët e Botës, duket se e ka pritur kryeministrin me një surprizë të hidhur.
Tifozët shqiptarë kanë zgjedhur që ti prishin festën kryeministrit Edi Rama, i cili u shfaq në stadium që bashku me bashkëshorten Linda Rama dhe djalin Zaho.
Një grup tifozësh është dëgjuar nga shkallët e stadiumit me thirrjet “Rama ik”, duke brohoritur në turmë kundër kreut të qeverisë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)