Fill pas golit të shënuar në minutën e fundi të kohës shtesë të Kroos për Gjermaninë, në pankinën e dy skuadrave ka pasur një sherr masiv.
Sipas asaj që raportojnë dhe mediat ndërkombëtare në sherr është përfshirë dhe trajneri i Suedisë, Jane Anderson. Ai u përfshi në një debat të nxehtë dhe me menaxherin e kombëtares gjermane, Oliver Bierhof.
Mësohet se kjo ka ndodhur për mosrespektim nga ana e gjermanëve, dhe thuhet se kanë bërë gjeste tek drejtuesit suedezë, teksa po vraponin për të festuar golin e vonë.
Siç raportojnë mediat nga Suedia, trajneri Anderson thotë se disa prej gjermanëve po vraponin duke bërë veprime fyese, prandaj edhe ishte nxehur.
https://www.youtube.com/watch?v=Ko1u90dcbr0&feature=youtu.be