Në ‘Twitter’ kanë “shërthyer” postimet pasi një “burrë i vogël” është parë në tribunën e stadiumit duke tymosur cigare.
Kjo ndodhi gjatë ndeshjes Fenerbache-Bursaspor, një ndeshje bamirësie në Turqi, paratë e së cilës do t’u dhuroheshin shoqatave të luftës kundër kancerit. Dhe pikërisht gjatë asaj ndeshjeje kameramani po fokusonte të gjithë tifozët deri sa u ndal te ai ‘burri i vogël’ që tashmë është bërë viral në rrjetet sociale.
Disa komentues mendonin se ai është një fëmijë i vogël i cili po tymos cigare në stolat e stadiumit. Nuk kanë munguar as komentet në formë bastesh për të gjetur moshën e ij. Nuk keni për ta besuar, por sipas raportimeve, ai është 36 vjeç dhe kishte shkuar të ndiqte ndeshjen me djalin e tij.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=15&v=8vdFNBIvLu4