Larg shkollës e librave, pa ndihmën e një psikologu dhe e zhytur në vetmi. Kjo është situata dramatike ku jeton 11-vjeçarja e abuzuar për gati dy vite nga mësuesi i saj 63-vjeçar në fshatin e largët Mucodemaj Njesia Administrative Luftinje Bashkia Memaliaj.
Ngjarja ndodhi dy muaj më parë, por kambanat e alarmit ranë sërish sot, pasi familja me 6 anëtarë, ku jeton edhe e mitura u zgjua nën frikë e terror. Persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë afër banesës së tyre pas mesnate. Prindërit e të miturës dyshojnë se autorët kanë lidhje me mësuesin e vajzës, i cili mund ta ketë ndërmarrë këtë akt në shenjë hakmarrje.
Por ndërsa ngjarjen në fjalë po e heton policia, prindërit e vajzës kanë një apel të fortë për shtetin. Ata kërkojnë drejtësi, duan një të ardhme më të mirë për vajzën dhe shkollim. Sipas tyre është e papranueshme që psikologia shkon për ta parë vajzën vetëm katër muaj pas ngjarjes.
Në një lidhje telefonike për “Fax News’ gjyshja e 11-vjeçares tha se nuk kanë koflikt me njeri tjetër dhe ky është një kërcënim i hapur.
Ajo tha se vajza ka frikë nga mësuesi që e ka dhunuar për dy vite.
“Ajo nuk ka shkuar në shkollë se ka frikë, qan edhe në gjum, nga krimineli ka frikë që i ka dhënë torturë”, tha ajo.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=KLrtcGZaaZg
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post