09:28 | 25/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

VIDEO/ “Po bëhen deferencime gjatë inspektimeve”, banorët kërkojnë t’ju thonë nëse i kanë të banueshme shtëpitë ose jo

18:00 | 03/12/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO/ “Po bëhen deferencime gjatë inspektimeve”, banorët kërkojnë t’ju thonë nëse i kanë të banueshme shtëpitë ose jo

Disa banorë të Shkozetit kanë bërë apel ndaj autoriteteve që të dërgojnë ekspertë të shikojnë banesat e tyre pasi ende nuk është dhënë ndaj tyre asnjë këshillim nëse duhet të rikthehen apo jo nëpër shtëpitë që banojnë.

Njëri prej banorëve tha për gazetaren e Fax News, Denisa Mahmutaj se po vihen re diferencime, pasi në disa pallate janë bërë inspektime ndërsa në të tijin jo, ndërsa apelon se duan vetëm një qëndrim të ekspertëve nëse është ose jo i banueshëm.

“Kemi vënë re që po bëhen diferencime nga disa pallate të tjera, për ne gjendja është shumë alarmante, kanë shkuar tek pallatet e tjera kanë bërë ekspertime, aty ku banojmë ne jo. I kemi pyetur nëse do vijnë të na tregojnë si të bëjmë, na thonë nuk kemi informacion. Ne kërkojmë të vijnë ekspertë dhe të na thonë nëse janë të banueshme banesat tona apo jo se po flemë rrugëve. Nuk dimë si të sillemi, shkojmë e vijmë sa andej këtej. Duam vetëm të na japin një qëndrim ekspertët”, tha banori.

Një zonjë u shpreh gjthashtu se po qëndrojnë tek të afërmit, ndërsa ndan të njëjtin shqetësim me qytetarin më sipër. “Vijmë marrim ndonjë gjë që na duhet brenda banesave dhe ikim me shpejtësi. Nga kati i parë deri në katin të katërt ka dëmtime serioze. Por qëndroj tek të afërmit e mijë nuk kemi zgjidhje tjetër. Duam të dimë të rikthemei apo jo”, tha ajo

“U drejtova tek bashkia, nuk mora përgjigje, ndaj ju kontaktova juve, dhe erdhët duke bërë detyrën. Kam besim tek jou në transmetimin e problemit tonë që të vijnë të bëjnë një konstatim njerëzit kompetentë. Po na lehtësoni disi dhimbjen duke treguar për mediat problemin që kemi”, tha një tjetër banor i pallatit.

Pas tërmetit që goditi vendin mëngjesin e të martës dhe la qindra banorë të pastrehë, qeveria duket se po neglizhon inspektimin e pallateve të dëmtuara. Një fakt të tillë e denoncoi pasditen e sotme për mikrofonin e Fax News një qytetar nga Durrësi.

Sipas tij, edhe pse kërkesa për inspektim është bërë që para 3 ditësh, asnjë ekspert nuk është dukur për t’iu dhënë garanci banorëve që të vijojnë jetën normalisht në pallat.

“Të vijë një ekspert të na tregojë. Nuk e dimë çfarë kolonash janë ato. Ka pak banorë, shumicat kanë ikur, shumica janë në Kavajë. Kemi bërë kërkesë për inspektim para 3 ditësh. Ai më tha që kemi dërguar një ekspert, e ka parë dhe është e sigurt. Inxhinierët që marrin vesh të vijnë ta shohin”, tha banori.

Madje, ai kërkoi ndihmë nga ekspertët e huaj, duke ju bërë thirrje që të shkojnë dhe të tregojnë nëse pallati i tyre është banueshëm. Derisa të ndodhë një gjë e tillë, banori shtoi se nuk ndërmend të kthehet në banesë prej frikës. “Të vijnë ekspertët e huaj se këta tanët s’po na thonë gjë. Është hera e parë që ky pallat pëson dëmtime nga tërmeti. Ra ai i shtatorit, por pati ca viza të lehta. Ky ishte lemeri. Mua mu duk se zgjat 1 orë. Nuk ma mban të kthehem në banesë, pa u qetësuar një çikë gjendja. Unë tani kur lëviz diçka ma jep zemra. Nuk dua ndihmë të madhe se vetëm muret janë. Të vijnë t’i shohin. Kanë aparatura e të vijnë t’i masin. Unë i lutem Zotit që të vijnë. Unë nuk rri këtu po nuk më tha njeri që këtu të rri pa frikë”, deklaroi qytetari nga Durrësi.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: banoret apel per inspektimepallatishkozet
Pas

“Nuk ma mban të kthehem në banesë”, apeli i qytetarit: Të vijnë ekspertët e huaj, tanët s’po bëjnë gjë

Para

FOTO/ 100 ton ar transportohen fshehurazi mes dy vendeve europiane, njihuni me vlerën marramendëse

Para
FOTO/ 100 ton ar transportohen fshehurazi mes dy vendeve europiane, njihuni me vlerën marramendëse

FOTO/ 100 ton ar transportohen fshehurazi mes dy vendeve europiane, njihuni me vlerën marramendëse

Discussion about this post

 



Të Fundit

SHBA-të dhe Izraeli dënojnë planin francez për të njohur shtetin palestinez

Kavajë/ Ngriti shtëpi bari në Spanjë dhe vodhi energjinë, arrestohet për ekstradim 54-vjeçarja e kërkuar

Në kërkim nga Italia, arrestohet 52-vjeçari në Cërrik, pritet ekstradimi

Ende aktive vatra në Dishnicë të Korçës, 60 forca në terren nga zjarrfikësja, ushtria dhe pyjorja për të parandaluar përhapjen e flakëve

Fier/ 26-vjeçarja mbyti me tel babain dhe tentoi të fshihte ngjarjen, arrestohet edhe e ëma që e ndihmoi

Vëllezërit sulmojnë me thikë 33-vjeçarin pas sherrit për motive të dobëta, arrestohet njëri prej tyre

Helikopteri iranian përballet me luftanijen amerikane që i afrohet ujërave territoriale

Parashikimi i motit për sot, 25 korrik 2025

Shkencëtari izraelit: Raketa e re turke mund të arrijë vendin tonë

Sot tentativa e fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, pjesëmarrës në seancë dhe ambasadorët

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.