Banorët e Qafzezit kanë dalë në protestë për punimet selektive pas tërmetit. Banorët shprehen se kanë mbetur në qiell të hapur dhe se dimri po afron, ndërkohë që qeveria nuk ka bërë asgjë.
“Jemi në qiell të hapur. Po flemë në kasolle. Askush nuk mendon për ne. Lista është selektive me anë të partive. Jemi në situate alarmante. Po na gënjejnë. Duam zgjidhje. Dimri po afron dhe skemi ku shkojme. I lutemi kryeministrit të vërë dorë dhe të na ndihmojë. Të ngrihet komision nga qeveria sepse pushteti këtu po na vjedh.”- u shprehen banorët.