Ka një video që po bën xhiron e mediave botërore, shmangia e dhënies së dorës së Theresa May për presidentin e SHBA-ve Donald Trump. Disa e quajnë rastësi të pafatë dhe të tjerë të qëllimshme, pasi përkulja e Trump ishte mjaft e dukshme.
Në momentin që udhëheqësi amerikan i dha dorën May-t, kjo e fundit e kishte mendjen që ti prezantonte Trumpit sekretarin e saj të ri të Jashtëm Jeremy Hunt.
Ndërkohë, eksperti i gjuhës Judi James i tha MailOnline se kryeministrja dhe z. Trump janë përpjekur që të paktën në dukje të shfaqen duke buzëqeshur dhe duke paraqitur foto së bashku.
Por eksperti tha se përtej dukjes palët ende kanë një marrëdhënie shumë të vështirë, dhe ata nuk kanë natyralitetin që lideri amerikan ka me Presidentin francez Emmanuel Macron.
Trump shkeli tokën britanike në Londër me fjalët se ndihet “komod” me protestat që zhvillohen gjatë vizitës së tij, duke shtuar se britanikët “e pëlqejnë shumë atë”.
Duke folur më herët gjatë Samitit të NATO-s, Trump, i cili mbërriti në ishull vetëm pak para orës 15:00 të së enjtes, iu referua Britanisë si një “hot spot” tejet i nxehtë për momentin.
Sigurisht, mbërritja e tij në Londër është shoqëruar me masa shtesë sigurie, për më tepër që duhet të monitorohen dhe të sigurohet mbarëvajtja e disa protestave të planifikuara që do të shoqërojnë vizitën e tij.
Trump, i cili do të takohet edhe me Mbretëreshën Elisabeth II gjatë vizitës dyditore të punës, u shpreh: “Mendoj se më pëlqejnë shumë këtu në Britani, për më tepër mendoj se ata bien dakord me mua sa i përket emigracionit. Ju po e shihni se ç’po ndodh anembanë botës me emigracionin. Mendoj se kjo është arsyeja pse ndodhi edhe Brexit”.