Dhjetra banorë të fshatit Rrembec dhe Orman të qytetit të Korçës janë ngritur në protestë ditën e sotme për mungesën e ujit të pijshëm.
Banorët shprehen se prej kohësh nuk kanë ujë, ndërsa paguajnë taksat. Ato kanë paralajmëruar se do të përshkallzojnë protestën duke moslejuar fëmijët e tyre të shkojnë në shkollë.
“Turp që ende vuajmë për ujë të pijshëm. Ai që vjen është i papijshëm. Kërkojmë ujë. Do të bllokojmë shkollat nuk do lejojmë fëmijët të nisin vitin e ri shkollor deri në zgjidhjen e problemit të ujit. Po sëmuremi nga krimbat. Janë perhapur epidemite. Bashkia të mos bëj asfalte por të sjell ujin e pijshëm”– shprehen banorët.
(M.Q/Faxweb.al)
Discussion about this post