Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë. Si pasojë e përplasjes së fortë mes dy mjeteve 6 persona kanë mbetur të plagosur në afërsi të Derviçanit.
Mësohet se personat e aksidentuar janë 1 nga Gjirokastra dhe 5 nga Elbasani. Mes të plagosurve është edhe një fëmijë, ndërsa e gjithë familja prej pesë anëtarësh po udhëtonte drejt Jugut të vendit, ku kishte planifikuar që të kalonte pushimet.
Mjetet e përplasura janë ‘’Jeep” dhe një Mercedes Clas, njëri prej të cilëve ka përfunduar në kanal nga përplasja.
Burime bëjnë me dije se të gjithë të plagosurit ndodhen në spitalin Omer Nishani, jashtë rrezikut për jetën. Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e lartë me të cilën po udhëtonin mjetet, por grupi hetimor që ndodhet në vendngjarje do të japë detaje të plota rreth aksidentit.
Informacion paraprak.
Në aksin nacional Gjirokastër-Kakavije, pranë fshatit Dervician janë përplasur dy automjete tip “Benz”, me drejtues shtetasin K.K, 55 vjeç,banues në fshatin Goranxi, Dropull dhe mjeti tjetër me drejtues shtetasin R.T. 44 vjeç, ku ishin pasagjerë dhe shtetasit R.T., 29 vjeçe, K.T., 7 vjeç, A.T., 3 vjeçe, A.P., 59 vjeç dhe V.P., 56 vjeçe, të gjithë banues në Elbasan.
Shtesasit e mësipërm janë transportuar për në Spitalin Rajonal Gjirokastër dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
(E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post