Ky është momenti tronditës që një bandë prej tre personash futen me ‘Range Rover’ brenda një argjendarie duke marrë nga aty gjithçka që mundën.
Në momentin kur kryen aktin ata ishin të amratosur ndërsa policia ka mundur të identifikojë dhe arrestojë njërin prej tyre.
Ben Ëegener, 34 vjeç, u deklarua fajtor për plaçkitje, ngarje të rrezikshme dhe mbajtje të armës së zjarrit, dëmtime kriminale dhe marrje të sendeve të vjedhura.
Ngjarja ka ndodhur në perëndim të qytetit të Londrës ku fillimisht dyqani u godit nga makina e zezë për të cilën u mësua se ishte e vjedhur, teksa më vonë grabitësit dolën jashtë dhe më pas thyen ekranit e xhamit duke përdorur një kamxhik dhe një çekiç nga ku morën sende dhe stoli duke I future në çanta.
Pasi grabitën dyqanin, të dyshuarit u përpoqën të largoheshin nga vendi i ngjarjes. Por, atëherë 34-vjeçari, pa asnjë adresë fikse, ishte parandaluar të arratisej nga qytetarët që ishin dëshmitarë të ngjarjes.
(F.GJ/FAXWEB.AL)