Kryeministri i Australisë Scott Morrison është sulmuar me vezë nga një protestues gjatë fushatës përpara zgjedhjeve të përgjithshme.
Sipas mediave të huaja autorja e sulmit ishte një vajzë e re 25 vjeçe, që menjëherë pas aktit u arrestua nga Policia.
Nuk është bërë ende asnjë njoftim nga Policia apo nga vetë vajza e re për arsyet e këtij akti.
Në një postim në rrjetet sociale Scott Morrison thas së ishte një sulm prej fikacakësh dhe se ishte shqetësuar për një grua të moshuar që u rrëzua në këtë incident.
Sulme të tilla ndaj zyrtarëve nëpër fushatave, nga protestuesit po shtohen gjithnjë e më shumë. Kujtojmë që para disa ditësh një eurodeputet në Angli u sulmua nga një I ri, duke I derdhur qumësht në fytyrë.