Policia e Tiranës ka shoqëruar me forcë Dorian Protoduari, banorin e Unazës së Re I cili mori pjesë në protestën e opozitës ditën e sotme përpara Parlamentit (lexo këtu).
Protoduari është arrestuar nga policë të maskuar të cilët e kanë futur në furgon me forcë siç shihet edhe nga pamjet.
Kujtojmë që më herët policia ka shoqëruar edhe gjashtë protestues të tjerë të cilët morën pjesë në protestën e opozitës. Protoduari ka qenë një nga protestuesit më aktivë në protestën e Unazës së Re të cilët kanë rreth 4 muaj që protestojnë për të mbrojtur shtëpitë e tyre që parashikohen të shemben pasi preken nga ndërtimi i Unazës së Re.
https://www.facebook.com/marselalekli83/videos/10218664299189795/
Discussion about this post