Historia përsëritet dhe pamjet që ofrohen janë më të vërtetë keqardhëse, e sidomos kur bëhet fjalë për një të moshuar që bazuar në pamjet e mëposhtme duhet t’i ketë kaluar të tetëdhjetat.
Policia Bashkiake e Tiranës në “krye të detyrës” për të konfiskuar majdanozin, specat, qepët e njoma apo një shishe qumësht që e moshuara ka dalë për t’i shitur, mbase si një shtesë për pensionin që merr nëse e merr, ose për të sajuar një ‘pension’ nëse shteti nuk ia jep.
Ajo rrethuhet nga forca të shumta të Policisë Bashkiake, i merren gjërat që shet, madje mbahet edhe për krahu nga njëri prej oficrëve derisa rtë tjerët fusin mallin në furgon, dhe bëhet në mes të ditës, në mes të kryeqytetit sikur të ishte duke u realizuar ndonjë aksion kundër bandave të drogës, zyrtarëve të korruptuar, uzurpuesve të pronës publike etj që ky vend nuk i ka të paktë.
Në pamjet e mëposhtme të publikuar nga aktivisti, Aulon Kalaja, duket qartë se ligji për të varfërit dhe të pamundurit kur ata e ‘shkelin’, funksionon.
(F.GJ/FAXWEB.AL)