Kjo është pamja me të cilën u përballën një grup miliarderësh britanikë, që po uleshin me avionin e tyre në jug të Francës.
Videoja e publikuar nga Daily Mail është regjistruar brenda avionit privat.
Ajo tregon se si dhjetëra policë po e prisnin avionin e pasanikëve, të cilët kishin prenotuar një vilë 50 mijë sterlina nata.
Biznesmenët thanë se kishin prenotuar prej disa ditësh, por policia nuk i lejoi të vazhdonin më tej. Miliarderët thanë se kjo është injorancë, pasi këto nuk janë pushime, por një investim i madh në Francë.
Pas tri orësh, avioni i miliarderëve u kthye forcerisht mbrapsht për në Angli.