22:57 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

VIDEO/ Policia ‘shtang’ drejtuesit e mjeteve, 2078 gjoba dhe 34 të arrestuar: Operacioni vijon

16:42 | 31/10/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO/ Policia ‘shtang’ drejtuesit e mjeteve, 2078 gjoba dhe 34 të arrestuar: Operacioni vijon

Plot 2078 masa administrative dhe mbi 34 të arrestuar në kuadër të një operacioni të Policisë Rrugore në harkun e 24 orëve në rrugët dytësore dhe zonat rurale.

Gjatë operacionit “Tispol”, në të gjithë vendin, u arrestuan 34 drejtues mjetesh, nga këta 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 30 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Ndërkohë ndëshkime të tjera kanë ndodhur për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, parakalimet e gabuara, shpejtësi e tjekaluar, drejtimi I mjetit nën efektin e lëndëve narkotike etj.

Njoftimi i plotë  Policisë:

Në funksion të operacionit “Tispol”, për zbatimin e ligjshmërisë rrugore në rrugët dytësore dhe zonat rurale, gjatë 48 orëve të fundit, nga efektivët e Policisë Rrugore:

Janë arrestuar 34 drejtues mjetesh, janë pezulluar 80 leje drejtimi dhe janë vendosur 2078 masa administrative.

Policia Rrugore, me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë, ka vleresuar me seriozitet planin operacional, duke ushtruar kontrolle të përqënduara në rrugët dytësore dhe rurale.

Kontrollet janë përqëndruar në parandalimin e ngjarjeve rrugore që shkaktohen kryesisht nga drejtimi i mjeteve pas përdorimit të pijeve alkoolike apo në gjendje të dehur, nga drejtimi i mjetit pa leje drejtimi, nga drejtimi i mjeteve pa rrip sigurimi, si dhe në ndëshkimin e atyre drejtuese të mjeteve që përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe drejtuesve të motoçikletave që nuk vendosin kaskën mbrojtëse.

Një vëmendje e veçantë po i kushtohet kontrollit teknik të mjetit dhe shpejtësisë tej normave të lejuara dhe parakalimeve të gabuara që janë rrezik potencial për aksidente rrugore.

Kontroll po ushtrohet edhe ndaj drejtuesve të biçikletave, me qëllim që ata të pajisin biçikletat me sinjalet zanore dhe me sistem ndriçimi për natën.

Gjatë operacionit “Tispol”, në të gjithë vendin, u arrestuan 34 drejtues mjetesh, nga këta 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 30 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Duke përdorur aparatet drager janë evidentuar dhe u është pezulluar leja e drejtimit 44 drejtuesve të mjeteve, të cilët drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit.

Gjithashtu, nga kontrollet parandaluese, u konstatuan me radar 36 drejtues mjetesh, të cilët qarkullonin me shpejtësi mbi normat e lejuara, si dhe janë proceduar administrativisht me sanksion plotësues 338 drejtues mjetesh dhe motomjetesh.

Janë vendosur 202 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit, të cilat evidentuar nga kontrollet e kombinuara me punonjës policie civilë.

302 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit, 292 për parakalime të gabuara, 62 për mosvendosje të kaskës mbrojtës, ndërsa pjesa tjetër prej 877 masash administrative për shkelje të ndryshme.

Policia Rrugore është e angazhuar maksimalisht në parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e  parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.

Falënderojmë qytetarët që çdo ditë e më shumë denoncojnë shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor e çdo paligjshmëri tjetër dhe i ftojmë që të kontribuojnë duke denoncuar në Komisariatin Dixhital dhe 112 çdo rast të paligjshmërisë.

Operacioni vijon.

Etiketa: gjobatpolicia rrugore
Pas

Ruçi dhe Balla, vizitë zyrtare në Japoni: Bashkëpunimi me Shqipërinë, prioritet i Japonisë

Para

“Vlerat & Mirëqenia” tema e “Ditës Botërore të Vlerave Shqipëri – World Values Day Albania” 17 tetor 2019

Para
“Vlerat & Mirëqenia” tema e “Ditës Botërore të Vlerave Shqipëri – World Values Day Albania” 17 tetor 2019

“Vlerat & Mirëqenia” tema e “Ditës Botërore të Vlerave Shqipëri – World Values Day Albania” 17 tetor 2019

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Fier–Cakran, përplasen dy automjete/ tre të lënduar

25 vite Avokati i Popullit/ Spiropali: Kuvendi i angazhuar për të mos lënë asnjë raport në harresë

25-vjetori i Avokatit të Popullit, Ballanca: Mbrojtja e të drejtave është përgjegjësi e përbashkët

Kancelari gjerman: Gjermania do të paguajë pjesën e saj për mbrojtjen e Evropës

Izraeli heq kufizimet dhe rikthen aktivitetin e plotë në gjithë vendin

Pezeshkian: Të drejtat legjitime të Iranit nuk do të kompromentohen, dialog i hapur

Të paktën 40 viktima në Gaza pas arritjes së armëpushimit Iran-Izrael, njoftojnë mjekët

Fluturimet ndërkombëtare rikthehen pjesërisht në hapësirën ajrore të Iranit

Presidenti i Iranit: Jemi të gatshëm për negociata, por jo për kushte të imponuara

Protestë dhe mbështetje masive për forcat e armatosura në Teheran

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.