Portugalia arriti të triumfonte në Ligën e Kombeve, duke mposhtur në finale Holandën me rezultatin minimal 1-0. E gjithë vëmendja ishte tek Cristiano Ronaldo, por Guedes përmes një goli spektakolar rrëzoi shpresat e Hollandës për të fituar finalen e parë që nga 1988, duke i dhuruar fitoren skuadrës së Santosit.
Atë që nuk e bënë në 2004 në Europianin e shtëpisë, portugezët e bënë 15 vjet më pas në Oporto me një skuadër të organizuar, që ka po Cristiano Ronaldon, por është dipendente nga ai. Bernardo Silva e Guedes i krijuan shumë vështirësi prapavijës hollandeze, që me Van Dijk e De Ligt mundohej më shumë të markonte CR7, duke harruar teknikën e portugezëve të tjerë, që impenjuan disa herë Cillessen përpara se Guedes ta dënonte me një silurë në hyrje të zonës.
Portugalia, fituese e fundit e Europianit, mban në shtëpi edhe trofeun e parë të një turneu të ri, duke u futur kështu plotësisht në histori. Ronaldo ngriti lart trofeun, nën sytë zhgënjyes të hollandezëve, duke i dhënë vetes një shans të ri në garën për Topin e Artë.
Ndërkohë në përfundim të finales, lojtari më i mirë i turneut është zgjedhur “ylli” i Mançester Sitit, Bernardo Sila.
Ansori i Portugalisë, ishte një nga më të mirët në fushë edhe në finalen ndaj Holandës. Silva e preku 68 herë topin, si dhe kompletoi 33 nga 37 pasime. Madje mesfushori arriti të krijonte edhe 5 raste shënimi, duke magjepsur me talentin e tij.