Prej tre ditësh kanë shpërthyer ujërat e bardha tek rruga ‘Irfan Tershana’ panë zonës së Vilave Gjermane, njësia bashkiake numër 2.
Banorët e zonës janë shprehur të shqetësuar për ‘Fax News’ se kanë njoftuar bashkinë, por përgjigjia e saj ka qenë se hidraulikët në këtë periudhë janë me pushime.
Prej tre ditësh uji i pijshëm vazhdon të rrjedhë në këtë zonë dhe nuk dihet se sa duhet të presin qytetarët për riparimin e këtij problemi.
Me sa duket duhet që problemet qytetarët duhet t’i adresojnë edhe në media përveç se tek institucionet përgjegjëse për të shpresuar në zgjidhjen e tyre. Mundësisht që më pas “aksioni” të ndiqet nga afër nga kryebashkiaku Veliaj dhe të pasqyrohet gjerësisht në media.
(E.V/Faxweb.al)
https://www.youtube.com/watch?v=zNZxhxGuJ-M&feature=youtu.be