Fëmijët e një kopshti në Tiranë janë detyruar të japin shfaqjen e fundivitit në mes të errësirës dhe të të ftohtit për shkak se teatri Turbina nuk ka gjenerator.
Prindërit e fëmijëve, bashkë edhe me edukatoret, kishin organizuar që shfaqja e fundvitit të organizohej në një prej sallave të teatrit Turbina. Për këtë qëllim, prindërit kanë paguar 30.000 lekë qira, por në këmbim kanë marrë vetëm errësirë dhe të ftohtë.
Lajmin e ka bërë të ditur regjisori Kastriot Çipi në “Facebook”, ku ka shpërndarë edhe një video nga momenti i shfaqjes së fëmijëve pa drita.
“Prindët e fëmijëve të një kopshti në Tiranë kanë paguar 30.000 lekë qeranë e sallës së vogël të Turbinës, për festën e Vitit të Ri, por ja çfarë kanë marrë… errësirë dhe të ftohtë! Teatri “që plotëson standardet” nuk ka gjenerator”, ka shkruar Kastriot Çipi.
(M. I./ Faxweb.al)