Ndonëse Ministria e Shëndetësisë e ka cilësuar si prioritetet luftën kundër kancerit të gjirit, aktualisht shërbimi i mamografisë në Elbasan nuk mund të ofrohet.
Burime kofidenciale nga spitali i Elbasanit bëjnë me dije për gazetaren e Fax news, Entela Duka se aparatura është prishur prej disa ditësh, por nuk dinë të thonë se kur ky shërbim do të jetë i aksesueshem për të gjithë ato femra që e kanë me urgjencë të kryejnë mamografinë për të kryer kontrollin e gjirit.
Sikurse duket nga pamjet zona ku ofrohet ky shërbim është bosh, ndërsa dera qendron gjysmë e hapur, brenda së cilës gjendet vetëm një punonjëse e cila nuk di të thotë shumë për defektin e aparaturës.
Vetëm pas disa përpjekjeve të njëpasnjëshme të Fax News, drejtoria e spitalit dënjoi të na shprehë se mamografia do të jetë në punë të enjten e kësaj jave, pa dhënë asnjë shpjegim tjetër. Ndërkohë problem tjetër për spitalin e Elbasanit është mungesa e mjekëve specialist.
Discussion about this post