Interi fitoi titullin e 19-të në historinë e klubit, teksa festa e zikaltërve ka qenë e madhe për shkak se sollën trofeun në shtëpi pas 11 vitesh mungesë.
Ditën e sotme, gjatë seancës stërvitore të ekipit, zikaltrit janë surprizuar me praninë e presidentit të ekipit Stiven Zhang, i cili siç shikohet në video mban shishe shampanje në dorë.
Nuk mungon as trajneri Konte i cili së bashku me lojtarët festojnë triumfin e shumëpritur. Video u postua nga vetë faqja zyrtare e Interit në “Facebook” duke marrë pëlqime të shumta.
(E.H/Faxweb.al)
Discussion about this post