10:54 | 13/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

VIDEO/ “Procesi nisi në Berlin dhe Sorosi doli lakuriq”, Altin Goxhaj: Basha tapeti i Ramës, Meta doli i pabesueshëm ndërkombëtarisht

17:17 | 22/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO/ “Procesi nisi në Berlin dhe Sorosi doli lakuriq”, Altin Goxhaj: Basha tapeti i Ramës, Meta doli i pabesueshëm ndërkombëtarisht

Altin Goxhaj deklaroi se Lulzim Basha është tapeti i Edi Ramës dhe të dy janë vegla të Sorosit, ndërsa ishte duke folur për politikën amerikane në Shqipëri për të cilën tha se nuk e lë Ramën në pushtet se nuk ka çfarë i bën, por sepse më parë duhet krijuar një alternativë.

Goxhaj tha se për herë të parë ambasadorja e re e SHBA në Shqipëri është zëri zyrtar i Donald Trump, duke i konsideruar paraardhësit e saj si njerëz që kanë bërë propagandë të hapur kundër Presidentit amerikan.

“Yuri Kim është zëri zyrtar i Donald Trump dhe Departamentit Amerikan të Shtetit në Shqipëri. Deri më tani zëri i përfaqësueve të SHBA nuk ka qenë ai që duhej të ishte pasi bota zien nga ngjarjet dhe Shqipëria ndodhet në periferi të tyre në këtë rast. Deri më tani ambasadorët në Shqipëri bënin propagandë kundër Trumpit. Me ardhjen e Kim është pikërisht e zgjedhura e tij, dhe për herë të parë do të kemi një ambasadë që do të ngrejë shqetësimet.

Ambasadorja amerikane e Trump në Shqipëri përfaqëson doktrinën republikane, koncepti është se ky lloj modeli nuk sjell më diversant si Lulzim Basha apo Erion Veliaj. Shqiptarët kujtojnë se duke mbështetur Ramën këta po mbështesin rilindjen, por nuk është e vërtetë. Ata nuk mund të heqin një qeveri pa e ditur se kush do të vijë. Ata e dinë shumë më mirë se unë se Lul Basha është tapet i Edi Ramës dhe këlysh i tij dhe i Sorosit. Ata e dinë shumë mirë të heqin një mavi për ta zëvendësuar me një blu që janë të dy të Sorosit. Ata presin rezistencën dhe krijimin e një platforme tjetër. Shqiptarët do të shpëtojnë shqiptarët, Amerika do të mbështes alternativat.”, tha Goxhaj në studion e lajmeve të Fax News. 

Avokati foli edhe për Minishengenin Ballkanik, për të cilin tha se e ka zanafillën që me samitin e Berlinit, duke argumentuar se për këtë projekt ka dalë garant Gjermania duke e konsideruar si Jugosllavia e re, ndërsa SHBA sipas tij ka shprehur rezerva.

“Ne kemi denoncuar në vitin 2017 gati çdo ditë krijimin e Jugosllavisë së re dhe deklaronim se çfarë fshihet pas Jugosllavisë. Ka një histori Minishengeni Ballkanik, është një shpikje më e vjetër. Fillon tek procesi i Belrinit që synonte një Jugosllavi të re nën juridiksionin gjerman, pavarësisht se Amerika tregoi rezerva. Vuçiç dhe Rama e kthyen Beogradin në qendrën e Jugosllavisë së re. Pikërisht në atë kohë kur amerikanët u shprehën se Projekti i Berlinit ra, kur u rrah në Kosovë politikani serb. Me rënien e interesit gjerman për vijimin e procesit të Berlinit dhe jugosllavisë së re, Sorosi doli lakuriq. 

Pikërisht kur Rusia me Turqinë kanë vendosur marrëdhënie të fuqishme, Minishengeni Ballkanik po monitorohet dhe mbahet gjallë nga Sorosi. Shikoni ardhjen në Tiranë të Alexi Sorosit. Beogradi përmes Sorosit po forcon të gjitha interesat e veta në Ballkan. Vendosja e taksës i dha një dëm nga njëra anë Serbisë, por i dha avantazh në drejtime të tjera. Fuqizimi i Serbisë me 40% të prodhimeve me Shqipërinë, nuk ka qenë ndonjëherë, pra e ka forcuar rolin e saj. Më zor sollën Malin e Zi, por në Novisad dhe Ohër ky shtet i refuzoi ftesat. Mafia Soros arrin të bëhet problem numër 1 në Ballkan për ndryshimin e gjeopolikës, dhe as nuk e mbështet BE e as SHBA. Në ’92 Soros varej nga interesat e Greqisë deri në vitin 2013 ku Rama erdhi në pushtet, ndërsa sot roli i Sorosit është në Serbi totalisht”.

Goxhaj ka kritikuar ashpër takimin e Ilir Metës me Aleksandër Soros, për të cilin tha se ka humbur pikë ndërkombëtarisht, duke kujtuar deklaratat e Presidentit pak muaj më parë për ndikimin e Sorosit në politikën shqiptare dhe rajonale.

Goxhaj tha se Meta e ka turpëruar veten, ndërsa argumentoi se pas takimit me djalin e Xhorxh Sorosit, tha ato fjalë që ka thënë Basha një vit më parë.

“Ilir Meta vërtetoi se klasa jonë politike i ka mbyllur sytë. Godasin fort pastaj bëjnë kompromise. Sjellja e Presidentit me takimin me Soros është e turpshme. Turpëroi Presidentin dhe turpëroi Ilir Metën pas gjithë asaj që deklaroi dhe bëri si dhe efekti ndërkombëtarë që arriti të krijonte deklarata e tij, por me sa duket u arrit një pazar. Ministri i Jashtëm i Hungarisë mbërriti në Presidencë 24 orë pas deklaratës vetëm për këtë çështje. Është një goditje që i ka bërë vetes, e ka turpëruar veten. Meta e kupton çështjen e Sorosit, por dy fjalë tha për një takim një orësh kushedi çfarë kanë folur bashkë. Tha të njëjtat fjalë që ka thënë Luli një vit më parë, ato që mbase ia ka dërguar vetë të shkruara Soros. 

Është bërë i pabesueshëm ndërkombëtarisht. Soros nuk ka nevojë të godasë njeri, ky shtet është ndërtuar nga ai dhe nuk ka asnjë të ardhme Shqipëria me këtë klasë politike. Kjo klasë politike ka vdekur, dhe e vetmja mundësi që Shqipëria të shpëtojë është krijimi i një klase të re politike, nga politikanë me dinjitet brenda këtyre partive pse jo por dhe qytetarë të tjerë. Nuk mund të bësh një formacion të ri politik nëse nuk ndiqet nga SHBA, dhe ne do ta themelojmë lëvizjen tonë pikërisht kur të vijë në Shqipëri ambasadorja e re e SHBA”, përfundoi Goxhaj.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: altin goxhaj
Pas

Moti i keq, PD: Veliaj nuk mbajti premtimin për urën në Zall Bastar, paratë shkuan në Surrel

Para

“Më dogji motra me qumësht por bënë eksperiment me mua”, rrëfimi i dhimbshëm: Më futën në ujë me kripë

Para
“Më dogji motra me qumësht por bënë eksperiment me mua”, rrëfimi i dhimbshëm: Më futën në ujë me kripë

"Më dogji motra me qumësht por bënë eksperiment me mua", rrëfimi i dhimbshëm: Më futën në ujë me kripë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dështon për të 15-tën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës, çfarë ndodhi këtë herë

Numërimi drejt fundit në Tiranë, si paraqitet rezultati deri tani

Shkodër/Procedime për aksident me këmbësore dhe dëmtim automjeti në Velipojë

Vetëplagoset me armë zjarri dhe gënjen për ngjarjen, arrestohet 37-vjeçari në Lushnjë

“Kryeministër për të 4-ën herë”, Rama intervistë për Corriere della Serra: E prisja fitoren! Ja çfarë më shkroi Meloni në mesazhin e urimit

Kamza i jep fund numërimit të votave, Partia Demokratike kryeson me shumicë votash! Ja sa është diferenca me PS

Përfundon numërimi në Qarkun e Elbasanit, si paraqitet rezultati

Me 205.500 lekë dhe 525 euro me vete/ Blerje votash në Kukës, arrestohet një person, shpallet në kërkim kryeplaku i fshatit Lusen

Mbyllet përfundimisht numërim i kutive të votimit në Dibër! Diferencë e thellë votash mes socialistëve dhe demokratëve

Përfundon numërimi në qarkun e Beratit/ PS siguron 5 mandate, ja sa merr Partia Demokratike

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.