3 mijë fermërë po zhvillojnë një protestë për qumështin në rrethrrotullimin e Stavrës, dhe më pas marshimi i tyre ka vijuar drejt zonës së Plastmasit.
Në protestë kanë marrë pjesë fermerë të zonave Lushnjes, Fierit, Beratit e fshatrave përrreth. Në shenjë proteste fermërët kanë derdhur enët me qumësht në rrugë dhe përpara kordonit policor, ku nuk kanë munguar as tensionet me efektivët.
Arsyeja e kësaj proteste është se fermerët kërkojnë subvencionim nga shteti dhe ulje të taksave, dhe në shenjë revolte prej dy ditësh kompanitë kanë bojkotuar nxjerrjen në treg të produkteve të tyre.
Fermerët i drejtohen policisë të mos ndërhyjnë dhe të mos bëhen pëngesë e qëllimit të tyre, pasi nuk ka asgjë politike në protestë.
Një nga fermerët thotë se ai dhe të tjerët mbajnë familjen me këtë gjë dhe se fajin për këtë situatë e ka shteti.
“Pjesa më e madhe e fermerëve siguron të ardhurat e familjes me këtë gjë. Kërkojmë të drejtat tona, nuk kemi kemi vrarë njeri, po kërkojmë atë që na takon, ky është shteti më hajdut.”
Banorët gjatë fjalës së tyre thonë që protesta nuk është politike dhe se ata kërkojnë të ulen taksat, dhe të subvencionohen nga shteti.
“Nuk është protestë politike, as PD as LSI, nuk përfitojmë as subvencione asgjë, është një shtet terrorist.“
Në mbështetje të kësaj proteste janë dhe biznesmenët e grumbullimit të qumështit që i përkrahin fermerët.
Discussion about this post