Dy kryetarët e partive më të mëdha opozitare Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë shpërndarë në rrjetet sociale spotet e protestës së ditës së nesërme me të cilin ftojnë sa më shumë qytetarë që të marrin pjesë.
Kryedemokrati Basha ka bërë thirrje për një bashkim të madh popullor me një qëllim të vetëm sipas tij: “ta bëjmë Shqipërinë si Europa! Anjë hap pas”.
“Nesër në orën 18:30, të gjithë të bashkuar për një qëllim: ta bëjmë Shqipërinë si Europa!
Asnjë hap pas! #ShqipëriaSiEuropa #11Maj”, shkruan Basha.
Ndërkohë, Kryemadhi shkruan se nesër në orën 18:30 qytetarët dhe shqiptarët mblidhen për drejtësi të barabartë, për shanse të barabarta dhe kundër arrogancës dhe varfërisë.
PËR Dinjitetin, PËR Familjen, PËR Kombin.
JO Varfërisë, JO Arrogancës.
PËR Drejtësi të Barabartë, PËR Shëndetësi të Barabartë, PËR Shanse të Barabarta.
ASNJË HAP PAS!
Nesër në orën 18:30 para Kryeministrisë!”, shkruan kryemadhi.
(F.GJ/FAXWEB.AL)