Banorët e qarkut të Elbasanit kanë kanë dalë në protestë kundër papunësisë, çmimit të energjisë dhe karburantit dhe subvencioneve duke bllokuar autostradën Elbasan-Peqin në fshatin Papër.
Ata me pankarta në duar kërkojnë nga qeveria që të ulë çmimin e naftës dhe të energjisë, të ulë papunësinë, të japë subvencione për bujqit ose të largohet nga pushteti.
Protestuesit vijnë nga qyteti i Cërrikut, Elbasanit, Belshit dhe Peqinit duke ju përgjigjur thirrjes së Partisë Demokratike e cila ka ndërmarrë një tur takimesh dhe bashkëbisedimesh me qytetarët në gjithë Shqipërinë, duke i njohur ata me platformën e kësaj partie dhe duke i ftuar në protestën e 16 shkurtit.
Protestuesit të cilët mbanin edhe pankarta në duar kanë lëshuar thirrje kundër qeverisë duke thënë: “Duam leket e duhanit”, “qeveri e krimit”, “subvencione për bujqësinë jo llafe”.
Ata i kanë bërë thirrje qeverisë që të plotësojë kërkesat e tyre ose të largohet.
(F.GJ/FAXWEB.AL)