01:44 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

VIDEO/ Punonjësit 2 vite pa rroga ngrihen në protestë: Ia dhamë tepsinë dhe timonin, të na japë lekët

12:25 | 14/06/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO/ Punonjësit 2 vite pa rroga ngrihen në protestë: Ia dhamë tepsinë dhe timonin, të na japë lekët

Punonjësit e Uzinës së Armëve në Poliçan në protestë,150 punonjës pa rroga prej 2-vjetësh,sot protesta e tyrë e tetë. Protestuesit:-“Do ti drejtohemi Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe Ambasadës Amerikane”.

Punonjësit e Uzinës së Armëve në Poliçan kanë dalë sot sërish në protestë, pasi prej 2-vitësh nuk marrin asnjë pagë për punën që kryejnë. Në protestën e tyre të tetë në këto 2-vitet e fundit, punonjësit i janë drejtuar sërish qendrës së tyre të punës, Uzinës së Armëve, ku edhe janë grumbulluar bashkë për të protestuar përpara portës kryesore të Uzinës.

Edhe pse në këto vite ata i janë drejtuar me shkresa zyrtare Ministrisë së Mbrojtjes dhe Kryeministrit, ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje pozitive për zgjidhjen e këtij problemi. Rreth 150 punëtorë që punojnë prej vitesh në sektorët më të vështirë të Uzinës së Armëve, duke filluar nga montim-çmontimi i predhave luftarake e deri tek prodhimi i fishekëve, prej 2-vitesh nuk kanë asnjë pagë dhe gjendja e tyre ekonomike është vështirësuar së tepërmi.

Kryetari i Sindikatës së punëtorëve të Uzinës së Armëve në Poliçan,Abedin Çela, duke folur rreth bllokimit të pagave të punonjësve, i bën apel Ministrisë së Mbrojtjes  të gjejë një zgjidhje të menjëhershme për pagesat e punëtorëve të Uzinës.

Punonjësit e Uzinës së Armëve në Poliçan shprehen se, prej 2-vjetësh nuk marrin asnjë rrogë mujore për punën që kryejnë në këtë uzinë, ku për shkak të kushteve të vështira të punës dhe helmeve, vuajnë të gjithë me sëmundje profesionale. Sipas punonjësve të Uzinës së Armëve, kjo gjendje e krijuar, i ka rënduar ekonomikisht dhe i ka kredhur në borxhe. “Edi Ramës i dhamë edhe tepsinë edhe timonin dhe prej 2-vjetësh që nuk na jepet asnjë pagë, ai nuk i përgjigjet ankesave tona”-, shprehen ata.

Punonjësit deklarojnë se, duke parë se askush nga Ministritë e linjës nuk po denjojnë ta zgjidhin këtë shqetësim, ata do ti drejtohen për zgjidhje Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe Ambasadës Amerikane.


(F.GJ/faxweb.al)

Etiketa: policanprotesta e punonjesve te uzines ne policanpunonjesit e repartit te armeve
Pas

Skandali/ Po fliste shqip me familjarët e tij, futbollistin shqiptar e përzënë nga lokali

Para

Supergrabitja në Rinas, të arrestuarit kërkojnë ballafaqim me të penduarin kyç

Para
Prokuroria nis hetimin pasuror për 6 të arrestuarit e grabitjes në Rinas

Supergrabitja në Rinas, të arrestuarit kërkojnë ballafaqim me të penduarin kyç

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hasani mikpret Zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian të Moldavisë: Bashkëpunim për integrimin

Gara e fortë në Lezhë! Kontestohet një votë, PS pretendon se është e pavlefshme, por…

“Shqipëria e ka vendin në BE”, Macron falënderon Ramën për mikpritjen: Franca ju mbështet në këtë rrugëtim!

Sot, finalja e Eurovizion, “Zjerm” pritet të ndezë skenën, Suedia favorite për të fituar

Numërimi i votave të diasporës nga Greqia, përfundon procesi për disa nga qytetet

Lufta në Ukrainë/ Trump do të zhvillojë bisedë telefonike me Putin dhe Zelensky

Nën dyshimin për spiunazh, kush janë 3 iranianët që dalin para gjykatës së Londrës

Vota e diasporës, dalin 50 vota më shumë në kutitë e fundit, Tabaku i ankohet Celibashit

Lavrov dhe Rubio në bisedë telefonike, diskutojnë rezultatet e bisedimeve në Turqi

Marrëveshje mes Rusisë e Ukrainës? Ja çfarë u propozon Vuçiç palëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.