Një video po qarkullon në rrjetet sociale, ku shihet veprimi i gjyqtares mjaft të njohur, Fernanda Colombo e cila nuk është menduar dy herë për t’i dhënë një puthje pasionante burrit të saj në mesin e një fushe futbolli.
Ndërkohë që po gjykonin një ndeshje miqësore, ajo puthi në buzë burrin e saj, Sandro Ricci. Para se të fishkëllenin nisjen e takimit, dy gjyqtarët shkëmbyen një puthje pasionante, duke marrë duartrokitjet e gjithë publikut, por edhe të futbollistëve.
“Dashuria dhe në lojë”, shkruan Fernanda në tekstin shoqërues të videos, që u bë virale në rrjet.
Discussion about this post