Makina e re presidenciale e shumëpritur ruse, i ka kaluar të gjitha testet e rrëzimit dhe është vendosur që të përdoret në mënyrë të rregullt nga presidenti Vladimir Putin.
Sipas ministrit të Industrisë dhe Tregtisë Denis Manturov, limuzina e destinuar për zyrtarët e lartë rusë do të jetë gati për përdorim të përditshëm në muajn Maj.
Projekti Kortezh është një çështje e prestigjit për Moskën, e cila dëshiron të tregojë se është në gjendje të prodhojë makina në vend me nivelin më të lartë të sigurisë, besueshmërisë dhe dizajnit.
‘Mjeti sapo ka kaluar testet e rrëzimit dhe rezultatet ishin “pozitive”, tha ministri për gazetën Izvestia.
“Teknologjitë dhe njohuritë që kemi zhvilluar në kuadër të këtij projekti janë efektive. Makina do të paraqitet së shpejti në publik. Specialistët do të jenë në gjendje të marrin një vështrim gjatë sallonit ndërkombëtar të automobilave në Moskë këtë vjeshtë, “tha ai.
Udhëheqësit sovjetikë kanë përdorur makina të prodhuara në vend si ZIL-41047 për qëllime zyrtare shtetërore, por që nga viti 1991 Kremlini filloi të blinte makina gjermane për flotën e saj.
Projekti Kortezh ka për qëllim zëvendësimin e atyre me makina të dizajnuara dhe të prodhuara në Rusi.
(M.Q/Faxweb)