Një video që po bëhet virale dhe po merr përmasa të jashtëzakonshme. Për herë të parë në historinë e saj Panamaja u kualifikua në Kupën e Botës.
Edhe pse kualifikimi shkaktoi mjaft polemika për shkak të golit “fantazëm” në minutat e fundit të lojës, rëndësi ka që shteti i vogël prej katër milionë banorësh sapo ka shkruar historinë.
Për të kuptuar më mirë si është përjetuar kualifikimi mjafton të shikojmë reagimin e çmendur të dy komentatorëve panamez. Ata hidhen përpjetë, qajnë madje i thonë dhe njëri-tjetrit ‘të thashë’.
(E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post