Falë teknologjisë është bërë në modë që liderë të fuqishëm politik, por jo vetëm të vihen në lojë përmes këngëve të ndryshme që sikronizohen me gjestikulacionin e tyre gjatë fjalimve apo veprimeve të ndryshme në publik.
Madje video të tilla ka shumë edhe për liderët shqiptarë në rrjet. Këtij trendi nuk I ka shpëtuar as presidenti amerikan Donald Trump i cili duket se ua ka lehtësuar punën krijueve të videove të tilla për shkak të përdorimit të lartë të lëvizjeve të duarve dhe gjesteve të tjera gjatë fjalimit në publik.
Në rastin e Trump është bërë ‘remix’ kënga ‘Havana’ e Camila Cabello që emigroi nga Kuba kur ishte e re dhe në mënyrë aktive shpreh mbështetje për çështjet që prekin komunitetin Latin në SHBA.
Për më tepër shikoni videon: