Dy zyrtarë të lartë të PD, i sh-deputeti PD, Fatbardh Kadilli dhe ish-zv/ministri Enno Bozdo rreth orës 15:00 të kësaj të enjte janë përfshirë në një sherr me një qytetar në zonën e Pedonales në kryeqytet.
Ashtu siç edhe shihet nga pamjet e publikuara është afruar një person i cili ka nisur të ulërasë. Sekretari organizativ i PD Enno Bozdo ka tentuar ta qetësojë duke bashkëbiseduar por ka dështuar ta bindë atë. Situata është agravuar deri aty sa një moment Fatbardh Kadilli i ka kërkuar të ndërpresë sharjet.
Më pas ka filluar edhe sherri ku nuk kanë munguar shkelmat dhe gruashtat mes Fatbardh Kadillit dhe qytetarit. Ndërsa Enno Bozdo përpiqet t’i ndajë.
Fatbardh Kadilli ka goditur me shkelmë qytetarin, ndërsa edhe ky i fundit nuk i ka kursyer grushtet në drejtim të tij. Pamjet e sherrit janë publikuar nga Report Tv. (J.V/Faxweb)