Në qendër të qytetit të Korçës, në mes të ditës dhe kur zona është më e populluar se në çdo lagje tjetër, qentë endacakë bredhin nëpër bulevard si ta kishin çliruar.
Ndërkohë qytetarët shprehin shqetësimin e tyre lidhur me frikën që kanë nga kafshët endacake pasi shpesh herë ato shfaqin edhe egërsinë e tyre ndaj njerëzve.
Natyrisht ata që rrezikojnë më shumë janë fëmijët, por zgjidhja e vetme që ju ka mbetur është t’ju hapin rrugën dhe të tregojnë kujdes në maksimum.
(f.gj/faxweb.al)