03:12 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

VIDEO/ Qindra gjoba dhe 67 procedime penale, Policia Rrugore ‘reprezalje’ drejtuesve të mjeteve

17:18 | 21/10/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO/ Qindra gjoba dhe 67 procedime penale, Policia Rrugore ‘reprezalje’ drejtuesve të mjeteve

Policia Rrugore, gjatë javës, ka proceduar penalisht 67 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt dhe shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, 45 prej të cilëve në Tiranë.

Sipas njoftimit për mediat, përgjatë javës dhe veçanërisht gjatë fundjavës, Policia Rrugore në të gjithë vendin, në bashkëpunim edhe me Njësinë Operacionale të Sigurisë së Autostradave ka organizuar patrullime me përzgjedhje dhe veprime policore të përbashkëta, duke u fokusuar në rrugët dhe zonat problematike ku konstatohet tejkalim i normave të shpejtësisë, zhurma shqetësuese nga mënyra e drejtimit të mjetit, drejtimi i mjeteve pas përdorimit të alkoolit dhe shkelje të tjera që janë burim për aksidente rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Në funksion të kontrolleve parandaluese, janë evidentuar dhe:

  • Janë kapur në kushtet e flagrancës 67 drejtues mjetesh, nga të cilët 19 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 31 të pa pajisur me leje drejtimi, 16 për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe 1 drejtues mjeti për largim nga vendi i vuajtjes së dënimit.
  • Janë pezulluar 320 leje drejtimi, nga të cilat 198 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 69 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 53 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.
  • Janë proceduar administrativisht 22 drejtues mjetesh për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara dhe gara në shpejtësi.
  • Gjatë patrullimeve dhe veprimeve policore të kombinuara janë kontrolluar fizikisht për sende të paligjshme 234 automjete të ndryshme dhe 295 persona.
  • Nga kontrollet policore të ushtruara ndaj mjeteve me dy rrota është verifikuar dhe sekuestruar nga Policia Rrugore e Tiranës një motomjet i vjedhur, si dhe janë vendosur 254 masa administrative për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.
  • Janë vendosur në të gjitha akset rrugore nacionale dhe rurale 567 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit.
  • Janë vendosur 67 masa administrative për shkelje të sinjalizimit te ndritshëm.

“Nisur nga dinamika dhe shpërndarja e aksidenteve të ndodhura dhe analiza e shkaqeve te ndodhjes se tyre, Policia Rrugore ka shtuar shërbimet me mjete civile dhe të uniformuara, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e drejtueseve të automjeteve që përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, që kryejnë parakalime e manovra të rrezikshme në rrugë dhe që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara.

Në funksion te rritjes se sigurisë ne rruge, gjatë javës që lamë pas janë vendosur 1 237 masa administrative për përdorim celulari gatë drejtimit të mjetit, 1 789 masa për parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë, 295 masa për shpejtësi tej normave të lejuara.

Gjithashtu janë vendosur 3 579 masa administrative për parkime të gabuara e shkelje të tjera.

Me gjithë masat e shtuara dhe rritjen e prezencës në rrugë, Policia Rrugore konstaton me shqetësim se shumë drejtues mjetesh abuzojnë duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, sikundër edhe këmbësorët nuk respektojnë rregullat e kalimit nga njëri krah i rrugës në tjetrin apo biçiklistët të cilët nuk ndriçojnë me sinjale fosforeshente biçikletat e tyre kur udhëtojnë natën me qëllim që të jenë të dallueshme nga drejtuesit e automjeteve.

Policia Rrugore do të intensifikojë masat me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorët që të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe sinjalistikën rrugore dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje që cenon sigurinë rrugore në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital”, shkruhet në njoftimin e Policisë.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Pas

Basha i përgjigjet sërish Ramës: Nuk i mbulon citat në botë dështimet e tua. Pikë

Para

Me rekorde kriminale në Itali, arrestohet 43-vjeçari në kërkim ndërkombëtar (EMRI)

Para
Arrestohet i shumëkërkuari i dënuar me 18 vite, pjesë e bandës së heroinës (Emri+Video)

Me rekorde kriminale në Itali, arrestohet 43-vjeçari në kërkim ndërkombëtar (EMRI)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident i rëndë në aksin Drenas-Skënderaj në Kosovë! Ndërron jetë 24-vjeçarja

Studentët e Serbisë protestojnë në më tepër se 30 qytete! Kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

Aksidenti tragjik në Vlorë! Rëndohet bilanci i viktimave, ndërron jetë dhe 16-vjeçari

Plagoset 15-vjeçari në Tiranë! U qëllua me armë zjarri në një piceri

Albin Kurti përkujton masakrën e Deçanit më 1 qershor 1998: Kujtimi i martirëve qëndron në themel të lirisë sonë

Trump do të shpallë kandidatin e ri për kreun e NASA-s

Rusia akuzon Ukrainën për ‘sulm terrorist’ në bazat ajrore: Janë arrestuar disa persona të përfshirë

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në dy rajone

Parashutistë nga Franca dhe Zvicra, Vlora e preferuar edhe për sportet e adrenalinës

“Ose Hamasi do të lirojë pengjet, ose do të shfaroset”/ Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë në Gaza pavarësisht negociatave për armëpushim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.