Pas bllokimit të rrugës nga banorët e Lezhës (lexo këtu), kryeministri Rama është detyruar të devijojë në rrugë të tjera alternative duke shmnagur kësisoj përballjen me banorët e Lezhës.
Sipas korrespondentit të Fax Neës Martin Marku ky devijim ka sjellë dhe kaos dhe trafik në rrugët e Lezhës.
Menjëherë ka reaguar dhe deputetja e PD-së Lindita Metaliaj duke e cilësuar veprimin e Ramës, si akt të një burracaku hajdut.
” Hajduti dhe mashtruesi devijon rrugen duke u futur neper fshatra per te mos u perballur me qytetaret”, shkruan ajo në Facebook.
Deklarata e deputetes:
‘’Hajduti dhe mashtruesi ka devijuar rrugën duke u future nëpër fshatra për të mos u përballur me qytetarët’’.
Kjo është protesta e parë, që pason atë të 16 shkurtit, kur protestuesit e thërritur nga opozita e bashkuar qëndruan mbi 5 orë para zyrës së Ramës me thirrje për largimin e tij.
Nga ana tjetër të gjithë deputetët e opozitës kanë vendosur që të djegin mandatet e tyre, duke thënë se prania në Kuvendin e kapur nga krimi duhet të marrë fund.
<iframe width=”100%” height=”531″ src=”https://www.youtube.com/embed/ibfhMzrcz9I” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture” allowfullscreen></iframe>