Ndërkohë që ka nisur protesta e 7 kombëtare e opozitës kundër kryeministrit Rama, ku protestues nga i gjithë vendi janë mbledhur në Tiranë, pavarësisht thirrjeve për një protestë paqësore duket se po nisin dhe incidentet e para.
Protestuesit kanë nisur me hedhjen e shashkave, tymueseve e flakadanëve, si dhe bojës ndaj Kryeministrisë, ndërsa një prej tyre madje është ngjitur në godinën e Kuvendit.
Nga pamjet shohim se protestuesi ka hipur në godinën e Kuvendit në dritaren e katit të dytë, ndërsa kjo kupton se zhvillime pritet të ndodhin.
Kujtojmë se pak minuta më parë gjatë fjalës së tij kryedemokrati Basha iu ka bërë thirrje protestuesve të evitojnë tensionet dhe dhunën ndaj policisë.