Radhë të gjata kamionësh janë paraqitur gjatë pasdites së sotme në doganën e Morinës.
Shkak për vonesat e më pas në krijimin e radhëve të gjata janë bërë procedurat në doganë.
Sipas raportimeve për Fax Web, mjetet e tonazhit të rëndë kanë kaluar rreth 3 orë pritje duke shkaktuar në radhë të gjatë prej 1 kilometri deri në fshatin Morinë.
Ndërkohë, ende nuk ka një deklaratë zyrtare për shpjegimin e situatës së krijuar.
(F.GJ/FAXWEB.AL)