Sa më shumë i afrohemi fundit të muajit Gusht, edhe ikjet e emigranteve që kanë kaluar pushimet verore bëhen më të shpeshta.
Por përveç temperaturave të larta, këtyre të fundit u duhet të përballen e dhe me radhë të gjatë në pikat kufitare.
Konkretisht po flasim për pikën kufitare me Greqinë në Kakavijë, e cila sikurse shikohet edhe nga pamjet e mëposhtme, makinat kanë krijuar radhë të gjatya.
Sipas informacioneve të mbërritura në Faxëeb.al nga kjo pikë kufitare, mësohet se shkak është bërë pala greke e doganierëve, pasi po punohet vetëm me 2 sportele, ndërsa në palën shqiptare po punohet me 5 të tilla.
(F.GJ/FAXWEB.AL)